dhe një çerdhe e re për fëmijë të moshës parashkollore është hapur në lagjen Aerodrom të Shkupit, shkruan Fakte. Objekti modern shtrihet në hapësirë prej 1700 m2 dhe ka kapacitet për kujdesin e 250 fëmijëve. “Shtërkçe” ka paraparë 6 hapësira për qëndrim të fëmijëve, hapësirë për pranim, kuzhinë, hapësira sanitare, administrative. Për këtë projekt janë harxhuar 25 milion denarë.
Çerdhja “Shtërkçe” është e treta me radhë që po ndërtohet së fundmi në lagjen Aerodrom. Kryeministri teknik Emil Dimitriev së bashku me ministrin për punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahim dhe kryetarin e komunës Ivica Konevski dje lëshuan në përdorim dhe përuruan objektin.
Ndryshe, në të gjithe lagjet ku jetojnë shqiptarët ka mungesë të madhe të çerdheve për fëmijë. Në lagjet e qyteteve shqiptare bëhet “luftë” për të rezervuar një vend për fëmijë ndërsa të njejtat janë në kushte jonjerëzore. Jashtë qendrave të qyteteve as që bëhet fjalë që shqiptarët të mund të dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe, pasi të njejtat nuk ekzistojnë.