Çmimet në pakicë të benzinave, dizelit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri prej sot janë me çmime të reja.
Në pajtim me vendimin e Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi i ri i Eurosuper BS-95 do të jetë 66 denarë për një litër, i Eurodizelit 52,5 denarë dhe i Ekstra vajit të lehtë 41 denarë. Te këto derivate zvogëlimi nga çmimet aktuale është për një denar, ndërsa çmimi i i Eurosuper BS-98 u zvogëlua për gjysëm denari dhe është 68,5 denarë për një litër.
Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror ishte 54,2 dollarë për një barel, ndërsa kursi i denarit në krahasim me dollarin ishte 57,93 denarë për një dollar.