Partia Liberal Demokrate e Maqedonisë (PLD) me përfundimin e pushimit dimëror dhe me afrimin e testimit ekstern për maturantët ka reaguar duket thënë se testimi ekstern është makth për nxënësit, profesorët dhe prindërit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nesër përfundon pushimi dimëror dhe vazhdon viti shkollor, ndërsa me këtë vazhdojnë dhe dëshpërimet për rreth 20 mijë maturantë, por edhe për prindërit e tyre dhe të afërmit si dhe për mësimdhënësit. Testimi ekstern, akt i pamenduar u qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja, shkakton makth të vërtetë për një pjesë të madhe të qytetarëve. E palogjikshme është vetëm pyetja me rrethim, e cila duhet të mësohet përmendësh dhe me atë të kontrollohen njohuritë e nxënësve”, thuhet mes tjerash në reagimin e PLD-së.
Nga PLD gjithashtu thonë se në Qeverinë e re, pjesë e së cilës do të jetë edhe PLD, do ta largojnë menjëherë testimin ekstern.
Gjithashtu nga kjo parti kujtojnë se mbi 612 mije banorë në Maqedoni kanë votuar për ndryshime.
“Banorët në Maqedoni thanë se janë kundër testimit esktern, i cili nuk i solli asgjë të mirë arsimit, përveç se traumatizoi nxënësit, krijoji presion kundrejt mësimdhënësve, profesorëve dhe prindërve. Për pasojat e dëmshme drejt nxënësve mësimdhënësve, profesorëve dhe prindërve duhet të mbahet përgjegjësi. Ashtu siç premtuam do të shfuqizojmë testimin ekstern qysh në fillimin e seancës së parë qeveritare. Për këtë është e nevoje qeveri e re, transparente dhe përgjegjëse, Qeveri e banorëve të Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e PLD-së.