Zoran Zaevi nuk do të mund të ikë nga drejtësia. Ai është “krimineli i vetëm i cili është aboluar dy herë”. Kështu ka deklaruar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, duke dërguar porosi në adresë të prokurores speciale Katica Janeva, që të mos mendojnë të vjedhin, shkatërrojnë ose fshehin as edhe një argument nga rasti “Puçi”
“Nëse Zaev dhe Verushevski ishin të bindur se shoqëria kriminele përgjegjëse për “Puç” është e pafajshëm, do të lenin që e njëjta të vërtetohet në procedurë gjyqësore. Kështu PSP në vend që të ndjek krimin, po vendoset në mbrojtje të saj. PSP është delegjitimuar tërësisht dhe ka treguar se është joprofesionale, e partizuar dhe politizuar”, ka deklaruar Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i LSDM-së, të cilët kanë thënë se drejtësia në Maqedoni është një nga proceset e filluar në Maqedoni dhe se Gruevski duhet të pajtohet me faktin se do të përballet me drejtësinë.
“Gjyqësori do të jetë i pavarur, mandati i PSP-së do të vazhdohet, do të realizohen të gjitha reformat të rekomanduara në Raportin e Pribesë dhe Komisionit Evropian. Do të ketë drejtësi, jetë dhe ndryshime. Kështu ka vendosur shumica e qytetarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit”,kanë reaguar nga LSDM-ja.
Përndryshe, ditë më pare Prokuroria Speciale e ka tërhequr aktakuzën për rastin “Puç” me arsyetimin se është në kundërshtim me provat të cilat ata i kanë për momentin lidhur me këtë rast.
Enis Murtezi /SHENJA/