Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës. Ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nga ora 10 është pezulluar ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin Mavrovë – Dibër. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
********
Komunikacioni nëpër rrugët në vend mëngjesin e sotëm po zhvillohet me vështirësi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informon se ndalesë për automjete të rënda transportuese ka në aksin Mavrovë – Dibër.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.
Nga vendkalimet kufitare, për dalje nga Maqedonia pritet deri në 30 minuta në Deve Bair drejt Bullgarisë, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata.
Komunikacioni ajror tani për tani po zhvillohet sipas të planifikuarës. Sipas ueb faqes së aeroportit të Shkupit “Aleksandri i Madh” mëngjesin e sotëm janë realizuar të gjithë fluturimet dhe aterrimet e planifikuara.