Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha dielli sidomos në perëndim të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht verilindore. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës afatshkurte.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -13 deri në -6 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej -4 deri në 4 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me vranësira të ndryshueshme, dhe me periudha dielli. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në -5 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të rritet deri në 1 gradë.