Hulumtimi i fundit i institutit të shëndetit publik dhe shifrat alarmuese për 1.300 të vdekur çdo vit nga ajri i ndotur në Shkup, kanë shqetësuar pa masë qytetarët e kryeqendrës sonë.
Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura të Europës nëse merren parasysh grimcat PM 2.5. Kjo ndikon që 30 deri më 35 për qind të sëmundjeve të shkaktohen si pasojë e ndotjes së ajrit.
Qytetarët e anketuar thonë se ndotja ka mjaft ndikim në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të mushkërive. Ata thonë se një pjesë të madhe të ndotjes e bëjnë veturat.
“Kjo ndikon shumë në shëndet. Për ndotje e para është Prishtina, pastaj Shkupi. Duhet të rregullojnë ajrin pak, duhet t’i shikojnë veturat, sepse karburanti është më i keq”,- u shpreh një qytetar.
“Ndotja e ajrit ndikon shumë, sidomos tek ne që jemi më në moshë. Por, tani ky moti me bore shpresoj se do të ndikojë që të pastrohet ajri”,- theksoi një qytetar.
“Ndikon shumë, por kujt t’i them, është e kotë, a ka vesh dikush?”,- tha një qytetar.
Qytetarët apelojnë deri tek institucionet kompetente që të angazhohen maksimalisht për pastrimin e ajrit, për shkak se është me rëndësi për shëndetin e tyre.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Plani i riarmatimit prej 80 miliardë eurosh i Gjermanisë lë mënjanë armët amerikane
- Kapet në Leshnicë të Epërme duke vjedhur dru zjarri, i konfiskohet automjeti
- Tre persona të dënuar arrestohen në Gostivar dhe rrethinë për vuajtje dënimi me burg
- Vdekja e 7 vjeçares, Komisioni disiplinor ka biseduar me të gjithë mjekët
- Përgjimet e paligjshme 2019–2024 – Prokuroria hesht, deputetët shmangin poligrafin
- Vrasja e paralajmëruar: MPB heton policët që injoruan denoncimet e Kocevës
- Çfarë ndodhi me mikrofonin e Erdoganit gjatë fjalimit për Palestinën në OKB?
- I kërkuar nga SPAK prej 5 vitesh pasi trafikoi drogë drejt vendeve të BE-së, arrestohet në Rinas anëtari i organizatës kriminale, po kthehej për në Shqipëri