Të ftuarit e emsionit debativ të sontshëm që transmetohet live ne Tv 21 përgjigjen duke dhënë opinion e tyre në komunikatën të lëshuar nga BDI-së ku thuhet :
“Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka realizuar takim me Kryetarin e VMRO DPMNEsë, Nikola Gruevski, ku është biseduar për dy çështje të cilat përfshijnë analizën e rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 11 dhjetor të cilat u vlerësuan si të lira, fer dhe demokratike, si dhe kanë analizuar situatën aktuale politike.
Dy liderët këmbyen mendime rreth situatës paszgjedhore si dhe për sfidat e ardhshme në këtë drejtim.”
Ismet Ramadani, medon se mandatari edhe pse me vones realizimi i takimit të mbyllur ndodhi mes VMRO-BDI-së. Duke patur parasysh një koalicion qeveritar shumë vite mes tyre, është një takim që janë shtruar më shume seç thuhet në komunikat, sidoqoft duhet pritur se ç’far do të ndodhë në ditët në vijim. Personalisht kisha pasur dëshirë definitve të mos ndodhë koalcion qeveritar mes tyre, por kjo do jetë vendim i tyre, deklaron Ramadani përcjell Almakos.
Albert Musliu mendon që qëllimisht është krijuar kjo situat për të dhënë shenja se ka tension. Gruevski e ka ditë se ku duhet të derjtohet edhe pse e ka shtyrë për 9 ditë takimin, nuk ka asgje tragjke meqë mandatari e ka pasë për detyrë këtë dhe nuk e kuptoj pse është pritur 9 ditë, them që është pjesë e një strategjije të tempuar qëllimisht kjo zvarritje, kjo bisede ka mundur të bëhet edhe ditën e dytë, por VMRO e ka lënë qëllimisht ditën e 9 që të krijojë nebulozitet.
Abedin Zymberi mendon që realisht është strategji e VMRO-së meqë nuk dyshoj se janë takuar dhe më herët por kjo sonte është publike, VMRO ka kompromituar gjithëmon kërkesat tona, sa herë ka vepruar këshu me pas ulet dhe të fton në bisedime. Sikur un të kisha qenë në vend të Ahmetit do e kisha refuzuar takimin derisa Gruevski të vetëdisohet e të pastroj fjalorin nacionalist. Besoj që BDI nuk do të pranoj të hyjë në kualicion derisa nuk përmbushen kërkesat e tyre.
Alajdin Demiri shprehet që kjo është një “stuhi në gote” është matematikë e thjesht, ata bisedojnë të bëjnë qeveri por mendoj se kjo qeveri nuk do bëhet, meqe investimi në këtë qeveri është jashtëzakonisht i madhë. VMRO do të ruaj unitarizmin maqedonas, në anën tjetër në bllokun shqiptar nuk patëm fitues , të gjithë humbën, humbi BDI-ja, u përgjysmuan, ndërsa partitë tjera janë fenomene që vijnë ndaj nuk dua ti komentoj (“Besën’ dhe “Aleancen”).E tash fitorja e madhe është marrëveshja, e konteksti është mes dy koncepteve ai unitar dhe e dyta me një filozofi të mbrojtjes të indit shqiptar, por nuk e di nëse do kemi kapacitet ta realizojme me fund sidomos kur e kemi të qartë se VMRO ska vullnet për këtë, meqe ai është kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe PSP-së, përfundon Demiri gjatë debatit televiziv në Tv 21 # Clic Plus./ Almakos