Sipas ambasadorit Garet “Dekada e Maqedonisë” fillon me qeverinë e cila do ta drejtojë vendin pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 2016, të perceptuara nga liderët politikë si hap i parë drejt daljes nga kriza. Me zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e potencialit dhe diversitetit të vendit, qeveria e Maqedonisë me planin e saj vizionar të quajtur “Maqedonia – Strategji kombëtare për të gjithë qytetarët” në vitin 2020 arrin ta zgjidhë kontestin rreth emrit me Greqinë, me çka vendi integrohet në NATO dhe i fillon negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Siç shkruan Garet, do të rritet edhe besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor të Maqedonisë dhe do të kalojë koha kur në mënyrë rutinore sugjerohej se vendimet e gjykatësve janë objekt i ndikimit politik.
Çarlls Garet e përmend sektorin e biznesit në Maqedoni si sektori më i kënaqur nga politika e tolerancës zero ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet. Sipas tij, kjo pas 10 viteve do të jetë bazë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë, që do t’ia kishte zili i gjithë Ballkani.
Në pasqyrën e tij optimiste për vendin, Garet pas 10 viteve sheh marrëdhënie më konstruktive ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, veçanërisht nëpërmjet biznesit. Gjithashtu ai parashikon edhe zgjidhje për ajrin e ndotur, sidomos në Tetovë, zhvillim të turizmit në Dojran, Malishevi, Ohër dhe në vende të tjera nëpërmjet mbrojtjes së bukurive natyrore dhe ekologjike. Pas gjithë këtyre, pas 10 viteve ai Maqedoninë e sheh si nikoqire e suksesshme e Lojërave Olimpike Rinore, që Maqedoninë si një vend ambicioz ballkanik do ta pasqyrojë në dritën më të mirë të mundshme.
Data 23.02.2025
Aktuale
- Mickoski uron fitoren e CDU-së në Gjermani: Evropa kërkon ndryshime
- Bujar Osmani me thirrje për banorët e Çairit: T’i thuhet mjaft padrejtësive, çdo banor ka rëndësi!
- Fitorja e CDU/CSU në Gjermani: Një hap pozitiv për Kosovën dhe Evropën
- Reagimi i OSBE-së ndaj mbylljes së Qendrave serbe në veri: Ndikimi negativ në shërbimet për komunitetet jo shumicë
- VLEN: Është koha për vetting për Musa Xhaferin – Hija e Ali Ahmetit, shoku më i mirë i Sasho Mijalkovit!
- “Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” – mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother
- Ademi: VLEN për çdo ditë po merr “shuplaka” nga Mickoski, po dëmtojnë të arriturat e shqiptarëve
- Mexhiti: Mjaftë më me padrejtësi, nuk duhet të ketë fatura paushalle për energjinë elektrike