Për analistin politik Azbi Nuredini regjistrimi i popullsisë është çështja që zgjidh të gjitha problemet e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas tij, kjo marveshje është një pamflet intrigant e kreut të BDI-së. Nuredini bën thirrje klasës politike që mos të tallet me fatin e shqiptarëve
Para disa ditësh partitë politike shqiptare në Maqedoni nënshkruan një platformë të përbashkët, platformë në të cilën i kanë vendosur kërkesat apo kushtet kryesore për formimin e një qeverie.
Platforma është e krijuar nga pesë pika kryesore, por në atë platformë nuk është parë e arsyeshme të inkuadrohet si pikë e veçantë regjistrimi i popullsisë në vend.
Lidhur me këtë lëshim, nalisti Arben Zeqiri thotë se nuk mund të pritej realizim i platformës nga politikan të cilat e kanë sakatuar popullin shqiptarë në ç’do sferë. “Regjistrimi i popullsisë ka shpëtuar nga pazarllëqet politike me faktin se nuk ka hyrë në platformë. Duke e patur parasysh veprimin e fundit të BDI-së e cila përgjysmoi platformën e përbashkët duke nxjerrë pika të vetat shumë minore, duke patur parasysh se kush do ta realizonte atë platformë, politikan që kanë shitur dhe sakatuar ç’do sferë të shqiptarëve, jam i bindur se edhe nëse i hyjnë ta realizojnë këtë platformë BDI me cilindo qoftë partner, jam i bindur se do të bënin pazare edhe për regjistrimin dhe do t’i fshinin mërgimtarët dhe shumë shqiptarë të tjerë. Duke e ditur këtë them se vërtetë regjistrimi u ka shpëtuar që nuk ka hyrë në pazaret e BDI-së por do të presë kohë më të mira”, deklaron Arben Zeqiri.
Për analistin politik Azbi Nuredini regjistrimi i popullsisë është çështja që zgjidh të gjitha problemet e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas tij, kjo marveshje është një pamflet intrigant e kreut të BDI-së. Nuredini bën thirrje klasës politike që mos të tallet me fatin e shqiptarëve.
Analisti Azbi Nuredini thotë se partitë shqiptare këtë problem po e trashëgojnë tash e tre dekada dhe nuk duhet që të fajsohen të tjerët për fatin e shqiptarëve.
“Regjistrimi i popullsisë është çështja që jep përgjigjen gjitha çështjeve të pazgjidhura të shqiptarëve në Maqedoni nuk është në deklaratën e tre partive politike shqiptare! Deklarata e “famshme” e tre partive politike shqiptare Bdi,Besa Aleanca është një pamflet intrigant i kreut të BDI-së në të cilin i ka futur edhe udhëheqësit e partive të reja politike shqiptare,dhe kjo ndodh si pasoj e mungesës së vizionit për të ju dhënë përgjigje konkrete çështjeve politike ekonomike sociale që shtypin dhe ngulfatin jetën e qytetarit shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë.
Deklarata e tri partive politike edhe si e tillë është e cunguar dhe qore,ajo përveç se nuk përmend Regjistrimin si çështje kryesore përmes së cilës u jepet përgjigje të gjitha çështjeve të pazgjidhura të shqiptarëve por edhe të shtetit të Maqedonisë, ata kanë hartuar një deklaratë nga e cila s’di njeriu çka të lexoj e çka të kuptoj! Aty nuk janë edhe shumë çështje tjera të rëndësisë së veçantë për shqiptarët si përshembull, ligji për dëshmorët invalidët dhe veteranët e 2001-shit,ndryshimin modelit zgjedhor,etj, edhe ata pika që i përmendin në deklaratë nuk ka asnjë afat të precizuar për realizimin e tyre”, deklaron Nuredini për gazetën Lajm.