Maqedonia për të tretën javë me radhë është në kaos me rrugë shtetërore dhe të qyteteve të papastruara për shkak të moskujdesit të institucioneve. Kështu deklaron Bllagoj Boçvarski nga LSDM i cili potencon se kjo që po ndodh me të ftohtin dhe borën tregon moskujdesje totale nga pushteti i deritanishëmndaj qytetarëve, për shkak se i ka lënë institucionet me duar të lidhura për shkak të politikave kriminele dhe të tenderëve për interesa të tyre. Baçvarski thotë se pasi ndodhën qindra fatkeqësi komunikacioni, një sërë përplasjesh, se ka qytetarë të lënduar, dëme të mëdha materiale, është e rrezikuar edhe siguria e qytetarëve. Që të mos përsëriten këto probleme, sipas Baçvarskit duhet të vijë Qeveri e re e përgjegjshme.
“Ja pse është kjo kështu: Pushteti në ikje ndan më së paku mjete në rajon për mirëmbajtjen e rregullt dhe në dimër të rrugëve. Vetëm 3.300 euro për kilometër! Si krahasim, Serbia ndan 300 % më tepër, 900 euro për kilometër, Bosnjë e Hercegovina 7.700 euro për kilometër. Institucionet nuk kanë makineri përkatëse që ti mirëmbajnë rrugët në kushte dimërore. Bora pastrohet me makineri 100 për qind të vjetëruar! Përveç se janë makineri të vjetra, ndërmarrjet publike disponojnë numër të vogël të makinerive. Për shkak të kësaj angazhojnë kompani të tjera private, por edhe ata, sipas informatave tona që i kemi, kanë makineri të vjetra”, ka deklaruar Bllagoj Boçvarski, LSDM.