Faktet dhe argumentet janë në anën tonë. Kështu shprehet kryetari i komunës së Gazi Babës, i dyshuar për rrënimin e objektit “Kosmos”, rast ky i ngritur nga Prokuroria Speciale nën emrin e koduar Ti-En-Ti. Trajkovski thotë se disa herë i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale t’i shfaqin provat, por nga kjo prokurori vazhdojnë të heshtin, sepse, siç thotë ai, prokuroret e kanë të qartë se procedura për rrënimin e “Kosmosit” është bazuar në ligj.
“Do të ishte mirë t’i ballafaqojmë provat dhe argumentet. E gjitha procedura, edhe sa i takon përzgjedhjes së firmës por edhe vetë procedura e rrënimit është bërë në pajtim me ligjin. Këtë ato e dinë, por nuk di përse spekulojnë dhe dezinformojnë. Ju si medium, por edhe ato, le ta shikojnë dokumentacionin. Ata e kanë dokumentacionin, por e publikojnë vetëm atë që u përgjigjet atyre”, tha Trajkovski.
Ndryshe, sipas Prokurorisë Speciale, motivi kryesor për rrënimin e “Kosmosit” ka qenë për hakmarrje politike. Sipas tyre, një konkluzion i tillë bazohet në bisedat e përgjuara ndërmjet Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakievskit, që i publikoi opozita vitin e kaluar.
Prokuroria Speciale pohon se ish kryeministri Gruevski dhe ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakievski e kanë nxitur kryetarin e komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski të gjejë mënyrë për ta rrënuar “Kosmosin’ dhe me këtë ai e ka keqpërdorur funksionin e tij.
Për TV21, nga Prokuroria Publike Speciale thonë se në parim nuk i komentojnë deklaratat politike.
“Në interes të informimit të opinionit, sqarojmë se PPS është organ shtetëror, ndërsa vendi ku prezantohen provat dhe faktet dhe për të cilat diskutohet është gjykata. Në pajtim me Ligjin penal, personi i akuzuar apo i dyshuar do të thirret dhe ai ka të drejtë t’i prezantojë faktet dhe provat që janë në favor të tij”, thonë nga PPS.
Kryetari Trajkovski deklaroi se bashkëpunimi me PPS-në po rrjedh pa probleme dhe se është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar.
Data 11.05.2025
Aktuale
- Qytetarët bllokojnë derën e hyrjes me një makinë, ndërpritet procesi i votimit në një QV të Lushnjës
- Snopçe në Shqipëri ndjek procesin zgjedhorë në kuadër të OSCE-së
- Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
- Voton nga qelia e paraburgimit, Ilir Meta: U vesha kuq e zi, dhe nuk u lejuan mediat
- “Jam unë xhabaft çfarë ka, ti çdo këtu”, përplasje mes Flamur Nokës dhe qytetarëve në Vorë: Ta tregoj unë, bandat janë të pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues
- VLEN: Tërmeti ka ndodhë më 8 maj, kur BDI-në e dërguam në opozitë
- U konstatua duke fotografuar votën dhe përfundoi në pranga, Prokuroria njofton akuzën
- Bllokimi i rrugës në Xhon Kenedi, policia me detaje se çfarë ka ndodhur