Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti edhe një herë sot ka konfirmuar se nuk do të heq dorë nga kërkesa për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në gjithë territorin e vendit.
Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij.
Ahmeti foli edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike.
Me këtë rast Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion
- Mucunski: Dialogu strategjik me SHBA-në parashikon një sërë masash për avancimin e marrëdhënieve reciproke
- Kërcënonte 23-vjeçaren duke i hapur llogari false për t’i dhënë para, në pranga autori! Çfarë gjeti policia në telefonin e tij
- Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal
- Përplasje me armë në Scicli mes bandave! Një shqiptar dhe dy afrikano-veriorë të plagosur, një në burg, një në arrati
- U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë