Ndërmarrja publike Rrugët e Maqedonisë për gjysmë milion euro do të furnizohet me automjete për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit. Tenderi u shpall pasi vendi u përfshi nga të reshurat e borës, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve mbetën të papastruara dhe në to ende ka borë. Do të blejnë tre makina për hedhjen e kripës, katër thika metalike për pastrimin e borës, një makinë të përdorur për gërryerjen e asfaltit dhe nëntë kamionë të rinj. Tenderi do të realizohet me afate të shkurtuara. Ofertat për furnizim me këto pajisje do duhet të dërgohen deri më 22 shkurt. Shtatë ditët e kaluara, qytetarët ishin të revoltuar për gjendjen e rrugëve dhe për mospastrimin e borës. Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë për 1.5 milion euro ka nënshkruar kontrata me tre kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Njëra kompani është nga Tetova, e dyta është e regjistruar në fshatin Zajas dhe treta në Demir Kapi.
Data 11.09.2025
Aktuale
- Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
- ASH-Gostivar: Drejtori i Spitalit të Gostivarit në shërbim të fushatës së VLEN-it
- Ridrejtohet trafiku për kamionë në vendkalimin kufitar Bllacë
- “Kur shqiptarët e bullgarët vendosin monumente ngrihemi në këmbë, për serbët heshtje”
- Shaban Saliu kandidat për kryetar të Shuto Orizares
- Rezervat devizore në fund të gushtit 4.75 miliardë euro
- “Përgjimet”, deputetët vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës
- Këshilli Gjyqësor vendos sot se si do të punojë gjatë periudhës zgjedhore