Nga Prokuroria Speciale Publike kanë informuar se në fund të muajit të kaluar kanë marrë dokumentacione nga Arkivi Shtetëror.
Sipas tyre bëhet fjalë për lëndë në procedurë parahetimore dhe se nuk mund të japin më tepër informacione në lidhje me dokumentacionet e marra.
Ata informojnë se dokumentet janë marrë në përputhshmëri me procedurën ligjore pa pasur arrestime.
Sipas disa informacioneve jo zyrtare që qarkulluan nëpër media bëhet fjalë për dokumente që kanë të bëjnë me projektin “Shkupi 2014”.
Për këtë projekt deri më tani janë shpenzuar 670 milionë euro, ndërsa janë ndërtuar 136 objekte, ndërtesa, fasada, përmendore, rrotë panoramike, ura, sheshe, skulpture.