VMRO-DPMNE konfirmon se nuk do të bisedoj dhe nuk do të lejoj ndryshim të Kushtetutës me qëllim vendosjen e dygjuhësisë në tërë territorin e vendit si dhe nuk dot ë pranoj vazhdim të mandatit të PSP-së. Kjo qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, në të cilën mes tjerash thuhet se përpjekjet e kësaj partie janë ruajtja e rendit kushtetues të vendit dhe unitariteti i shtetit.
“PSP nuk ka asnjë lidhje me drejtësinë, ajo është një instrument politik në duar të një qendre fuqi dhe instrumentet e tyre vendore për të shantazhuar çdo politikanë i cili lufton për interesat nacionale të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. PSP është sustë e cila do të shtypet çdoherë kur ndokush do të tentoj të mos luaj ashtu siç dëshiron dhe dikton dikush nga jashtë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE, përcjell “SHENJA”.
Sipas tyre PSP është instrument për vazhdimin e krizës dhe mbajtjen peng të Maqedonisë.
“Për këtë arsye ne nuk do të lejojmë asnjëherë që Maqedonia të vazhdoj të mbahet peng dhe të ekziston si instrument për të disiplinuar të gjithë ata që luftojnë për mbrojtje të interesave nacionale. Moslejimi i vazhdimit të mandatit të PSP-së nuk është frikë por guxim”, thuhet më tej në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.