Deri më sot, 420 qytetarë, nëpërmjet postës elektronike deri te Prokuroria Speciale kanë dërguar kërkesë për të mësuar nëse numrat e tyre privat janë përgjuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015.
Deri më datën 27 të muajit të kaluar, në adresë të PSP kanë arritur rreth 130 kërkesa.
“Personat për të cilat do të vërtetohet se kanë shfrytëzuar numrat e telefonit të cilët kanë qenë lëndë e ndjekjes së paligjshme, si dhe personat për të cilët do të vërtetohet se kanë qenë bashkëbisedues të numrit celular që është ndjekur do të thirren në cilësinë e personit të dëmtuar”, kanë bërë të ditur nga PSP.
Lënda “Target” është hapur më 18 nëntor, ndërsa sipas PSP-së, dhjetë zyrtarë të DSK-së, nga periudha 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore kanë përgjuar 5.827 persona, ndërsa më në numër kanë qenë politikanë, biznesmen dhe gazetarë.