
Rreth 70 automjete transportuese presin hyrje në Greqi në vendkalimin Evzoni. Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe gjendjes së rrugës, prej orës dy në mbrëmje nuk u lejohet ta kalojnë kufirin.
Siç kumtoi MPB-ja, sot në mëngjes është realizuar kontakt mes udhëheqësve të turnit në Stacionin policor në vendkalimin kufitar Bogorodicë me udhëheqësin e turnit në vendkalimin kufitar Evzoni lidhur me ngecjen.
“Nga ana e nëpunësve policorë grek është marrë njoftim se nga ora 2:00 nuk u lejohet automjeteve të rënda transportuese të hyjnë në Greqi për shkak kushteve të këqija të motit dhe gjendjes së rrugë” qëndron në kumtesën e MPB-së.