Njëqind e pesë pacientë me lëndime të shkaktuara nga rëniet në rrugët e ngrira, janë pranuar në spitalin special kirurgjik “”Shën Naumi i Ohrit” në Shkup gjatë kohës së festave. Nga ky spital thonë se numri më i madh i tyre janë pacientë të rritur, por ka edhe fëmijë nga 10 deri në 12 vjet. Ndërkaq, dominojnë lëndime të duarve, krahëve, lëndime të nyjës së gjurit dhe të ngjashme. Ndërkaq, në spital janë pranuar edhe persona të lënduar në katër aksidente trafiku, të cilat janë shkaktuar poashtu nga rrugët e ngrira. Vetëm nga dita e premte e deri sot, në qendrën urgjente të klinikave kirurgjike, janë pranuar 34 persona me thyerje, tetë nga të cilët janë mbajtur në traumatologji ndërkaq të tjerët janë lëshuar në mjekim shtëpiak.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Batuta e Ramës: Shqiptarët ishin të parët, pastaj mjamunët, majmunët u bënë njerëz dhe pastaj grekë
- EMRI/ Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Vlorë, policia ngre postblloqe në hyrje-dalje të qytetit
- Arrestohet një 24-vjeçar në Lushnjë, akuzohet për p*rnografi me të mitur! Policia gjen materialet në shtëpinë e të riut
- Taravari: Kjo është porosia për kryeministrin Mickoski
- DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit
- Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg Xhevahir Veizin
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped