Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar në lidhje me platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Nga PDSH thonë se kjo marrëveshje paraqet manipulim që tentohet të bëhet sepse e vërteta e plotë sipas PDSH-së, do të ishte që kjo të quhej “marrëveshja e disa partive politike”.
“Që nga vetë emërimi i kësaj farë “marrëveshje” shihet manipulimi që tentohet të bëhet sepse e vërteta e plotë është se kjo “marrëveshje” më saktë duhet të quhet ashtu edhe si është “marrëveshja e disa partive politike”. Mos emërimin e saktë se kjo “marrëveshje” është e disa subjekteve politike shqiptare këtu në Maqedoni nuk është i rastësishëm, përkundrazi që në fillim tentohet të eliminohet zëri opozitar duke re- instaluar totalitarizmin dhe marrjen e të drejtës se “e vërteta dhe vetë kombi janë ata”.Të eliminosh opozitën aq më tepër duke marrë parasysh se në Maqedoni ekziston një opozitë e konsoliduar etnike shqiptare thënë butë është të eliminosh parimet bazë të demokracisë liberale, kurse thënë realisht përbën sulm mbi vlerat kombëtare. Është fakt se Partia Demokratike Shqiptare nuk është pjesë e kësaj siç e quajnë disa “akti historik të shqiptarëve” e që në të vërtetë do të jetë një parodi e radhës për shqiptarët.
“Në këtë mashtrim të radhës që po bëhet në kurriz të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë direket fatkeqësisht u involvuan segmente të caktuar të shtetit shqiptar”, thuhet në reagimin e ish deputetit dhe anëtarit të Kryesisë Qendrore në PDSH, Ernad Fejzullahu.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Batuta e Ramës: Shqiptarët ishin të parët, pastaj mjamunët, majmunët u bënë njerëz dhe pastaj grekë
- EMRI/ Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Vlorë, policia ngre postblloqe në hyrje-dalje të qytetit
- Arrestohet një 24-vjeçar në Lushnjë, akuzohet për p*rnografi me të mitur! Policia gjen materialet në shtëpinë e të riut
- Taravari: Kjo është porosia për kryeministrin Mickoski
- DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit
- Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg Xhevahir Veizin
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped