Lëvizja Popullore e Maqedonisë ka shprehur shqetësim të thellë dhe të njëjtën kohë e dënon fuqishëm inkuadrimin e Shqipërsië dhe Kosovës në sjelljen e platformës së përbashkët, e cila sipas LPM-së bën thirrje për ridefinim të Maqedonisë.
“Kjo sidomos fiton joseriozitet nëse dihet se sipas rregullave ndërkombëtare, një sulm i këtillë i Shqipërisë dhe Kosovës mbi integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë, është si një shpallje për luftë dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. LPM ju bën thirrje Zaevit dhe Gruevskit si më përgjegjësit për momentin, të bëhen të mençur dhe menjëherë të përpilojnë një dokument kombëtare për çështjet vitale nacionale dhe interesat e shtetit”, thuhet në kumtesën e LPM-së.
Sipas tij, kjo çështje duhet të ngritet edhe në Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak se këto aktivitete kërcënuese të Shqipërisë dhe Kosovës rrezikojnë paqen dhe sigurinë.
“I bëjmë thirrje Gruevskit dhe Zaevit si më përgjegjësit në këtë moment të vetëdijsëohen dhe të miratojnë dokument nacional për mbrojtjen e interesave vitale kombëtare dhe shtetërore”, theksoi Baçev.
Nga kjo parti thonë se sjellja e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, solli në bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.