Më së voni deri më 15 janar skadon afati për parashtrim të paraqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona juridik dhe fizik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik, përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016, nga kryerja e veprimtarisë tatimore ekonomike kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 1.000.000 denarë, kumtoi DAP-i.
Në afatin e njejtë, shtohet në kumtesë, Paraqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari “DDV-01”) mund të parashtrojnë edhe obliguesit tatimor të cilët dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar.
Paraqitja “DDV-01” mund të merret përmes ueb-faqes së DAP-it (https://www.ujp.gov.mk/mk/obrasci/opis/189) dhe e njejta mund të parashtrohet: me anë të postës; personalisht në Drejtorinë rajonale të DAP-it (sipas selisë/vendbanimit të obliguesit tatimor); apo me anë elektronike https://etax.ujp.gov.mk.
Nga DAP-i përkujtojnë se obligues tatimor për TVSH-në mund të jenë të gjithë personat juridik dhe fizik, si dhe shoqata të personave të cilët kryejnë veprimtari tatimore ekonomike.
Për më shumë hollësi, është në dispozicion broshura për “Regjistrim, paraqitje dhe pagesë të tatimit të vlerës së shtuar” (https://www.ujp.gov.mk/mk/publikacii/pogledni/8).
Data 22.09.2025
Aktuale
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci