Ministrja e Punëve Sociale dhe Familjare, Fatma Betul Kaya Sayan tha se shumica e viktimave të sulmit të mbrëmshëm terrorist në Stamboll përbëhet nga shtetas të huaj.
Ministri Kaya sot vizitoi të plagosurit në spitalin shtetëror “Istinye” në Stamboll, pas së cilës iu drejtua gazetarëve dhe dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm terrorist në të cilin u vranë të paktën 39 persona dhe 69 të tjerë u plagosën.
“Në mesin e të plagosurve ka edhe shtetas turq, por shumica e tyre janë të huaj. Shumica e tyre kishin vizituar disa herë Turqinë dhe e njohin mirë me vendin tonë”, tha ministrja Kaya.
Në pyetjen e gazetarëve se për qytetarët e cilëve vende bëhet fjalë, ministrja turke e Politikës Sociale Kaya theksoi se në mesin e të plagosurve ka sauditë, marokenë, libanezë, libianë dhe nga vende të tjera.
Ata identifikuan 20 të vdekur, duke përfshirë 15 të huaj dhe pesë shtetas turq. Gjatë identifikimit të viktimave të tjera, pritet së shpejti edhe zbulimi i një informacioni të tillë./AA