
Me verifikimin e mandateve të deputetëve të sapozgjedhur sot duhet të verifikohet përbërja e nëntë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Sipas ndryshimeve të fundit të Rregullores, me mbledhjen duhet të kryesojë kryetari i Kuvendit në largim, Trajko Veljanoski.
Në koordinimin e djeshëm, mospajtime me atë që Veljanoski ta udhëheqë mbledhjen shprehi përfaqësuesi i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Në rend dite të mbledhjes së parë kuvendore janë zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit verifikues, verifikimi i mandateve të deputetëve, zgjedhja e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarë dhe zëvendës të tyre në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Përbërja e nëntë parlamentare e Maqedonisë do të ketë 120 të zgjedhur nga populli. Më së shumti mandate fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa – 5, Aleanca për Shqiptarët -3 dhe PDSH – 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë të zgjedhur nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave.