
Analisti politik Nano Ruzhin në emisionin “Arena” në TV SHENJA, tha se presidenti Ivanov po ja lejon përsëri vetës për ta kritikuar PSP-në edhe pse ajo ka përkrahje ndërkombëtare. Sipas tij ai po tenton që të imponohet si faktor i cili do ta bashkoj Maqedoninë.
“Në princip ishte fjalim i gjatë, ku i dëgjojmë të njëjtat supozimet, duke tentuar të imponohet si ai është kryesori që duhet të ndajë. Nuk ka asgjë që tregon për vetëdije të lartë, nuk përmend kriminelët, nuk fol për përgjimet. Ai po apstrakon si diçka që nuk ekziston. Flet për federalizmi, për të cilën flasin vetëm anëtarët e VMRO-së”, tha Ruzhin, duke shtuar se do të jetë një fjalim i cili do të harrohet shumë shpejt dhe nuk do të jetë fjalim stabilizues për vendin.
Ndërkaq Mersel Bilalli tha nëse nuk do të ishte president shteti do të ishte humbje kohë të komentohet fjalimi i Ivanovit.
“Dëgjuam një president i cili akuzon të gjithë, ai është i pafajshëm, dhe ai ka drejt ti shanë të gjithë. Kemi një rast Asocial, i cili me paraqitje të veta tregon se është servil i një strukture që e ka uzurpuar VMRO-DPMNE-në”, tha profesori universitar Mersel Bilalli.
Sipas Lubço Nikovski kryetari Ivnaov nuk është ideal dhe ka gabimet e tij, por se thirrja e tij se nuk do të lejoj federalizëm dhe dygjuhësi duhet të merren si mesazh.
“Nëse luftojmë për barabarësi për të gjithë qytetarët duhet të jetë në një mënyrë demokratike, dhe jo forma që po tentohen të imponohen, në kundërshtim me kushtetutën e vendit”, tha Nikovski. /SHENJA/