Shkrimtari Kim Mehmeti ka zbërthyer prapavijën e takimeve për gjoja unifikim të faktorit shqiptar, që po i organizon kryetari i BDI-së. Mehmeti vlerëson se me këto takime Ahmeti po mundohet të fshehë dështimin e tij. E mira e këtyre takimeve, sipas Mehmetit, është që po vërehet se Ahmeti gjatë fushatës ka pasur parti të teledirigjuara për përçarje të opozitës gjatë fushatës.
“Kryetari i BDI’së është duke e vazhduar misionin që t’i bashkojë rreth vetes paritë shqiptare në Maqedoni, mbase duke besuar se askush nuk e dinë se ky bashkim ka vetëm një qëllim ‘kombëtarë’: ta mbulojë paaftësinë dhe injorancën e tij politike si dhe, ta bëjë të padukshëm dështimin dhe plehun politik që e prodhoi BDI’ja gjatë katërmbëdhjetë viteve të kaluara, sa edhe u shërbeu regjimeve që shkelën mbi çdo gjë shqiptare! Dhe nuk ka dyshim se atij do i bashkohen të gjithë ata që i teledirigjonte gjatë fushatës parazgjedhore, ata që kishin vetëm një mision – t’i dobësonin e t’i shanin partitë opozitare! Pra rreth tij do grumbullohen vetëm ‘reformatorët’ që besojnë se politika është det pa brigje i papërgjegjësisë dhe i pafytyrësisë!”, shkruan Mehmeti.