
“Derisa nuk ka mbetur edhe shumë deri në ndërrimin e motmoteve, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë në vitin e ardhshëm po hyjnë më të fortë se asnjëherë më parë, shfrytëzoj rastin ta shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e mërgimtarëve tanë pa ndihmën e të cilëve asgjë nuk do të ishte e mundur”. Ky është falënderimi special i kryetarit ët Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dedikuar mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia.
“Mirëserdhët në shtëpinë tuaj ju që na bëni të ndjehemi krenarë si komb, ju që jeni pjesa më e rëndësishme e kauzës shqiptare”, ka shtuar Kasami.
Nga Lëvizja BESA theksojnë rëndësinë e kontributit të mërgatës për kauzën shqiptare, rëndësinë e remitencave që dërgojnë për familjarët dhe bëjnë thirrje që të mos maltretohet dhe të mos vonohet asnjë mërgimtar në kufi pa nevojë, dukuri që vazhdimisht vërehet në kufirin e Maqedonisë, në kohën kur mërgimtarët kthehen në vendlindje.