KSHZ sapo shpalosi rezultatet përfundimtare nga rivotimi i sotëm në fshatin Tearcë, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Maqedonisë 2016. Nga 714 votues në listë, sot kanë votuar 402 apo 56,30%.
Sipas rezultateve, LSDM ka marrë 245 vota, VMRO-DPMNE 149 vota.
Tre fleta kanë qenë të pavlefshme. VMRO PËR MAQEDONINË ka 2 vota, ndërsa BDI, PDSH dhe ALEANCA PËR SHQIPTARËT kanë nga 1 votë.
Me këtë rezultat nuk ka asnjë ndryshim në numrin e mandateve të deputetëve të VMRO dhe LSDM. LSDM nuk ka arritur të përmbys rezultatin, konkretisht t’i marrë një deputet VMRO-së, e cila vazhdon ti ketë 51, ndërsa LSDM 49.
Sipas ligjit, mandatari për formimin e Qeverisë është Nikolla Gruevski i VMRO-së sepse ka më shumë deputetë ndërsa në kampin shqiptar vjen BDI me 10 mandate, BESA me 5, Aleanca për shqiptarët me 3 dhe PDSH me 2.