Mot stabil dhe me vranësira mesatare do të mbizotërojë në vendin tonë gjatë ditës së nesërme dhe javën e ardhshme, thonë nga Instituti Hidrometeorologjik. Meteorologia Dushanka Tanushevska, tha se për dallim prej ditëve të kaluara ku temperaturat e mëngjesit ishin shumë të ulëta gjatë javës që vjen do të ketë temperatura më të larta, megjithatë sipas saj, do të ketë mot të kthjellët por gjatë ditës do të ketë vranësira mesatare dhe erë të dobët veriore.
“Gjatë ditës së nesërme pritet mot stabil, respektivisht mot me diell, por do të kemi vranësira gjatë ditës, pra do të ketë vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë e ngjajshme me atë të ditës së sotme”, tha sinoptikania Dushanka Tanushevska.
Ndërkaq,të mërkurën dhe të enjten e javës së ardhshmedo të fryejë erë e fuqishme veriore, gjë që do të ndikojë në uljen e temperaturave.
“Megjithatë nga java tjetër gjatë gjithë kohës do të ketë vransira, moti nuk do të jetë sikurse ishte këto ditë. Të mërkurën dhe të enjten do të fillojë të fryejë erë mesatare dhe e fortë veriore, e cila do të sjell të ftohtë dhe do të ketë zbritje të temperaturave të ditës, por megjithatë temperaturat e mëngjesit nuk do të jenë shumë të ulëta”, theksoi Tanushevska.
Sipas saj, moti është relativisht i përshtatshëm për këtë periudhë të vitit, megjithatë sipas saj për momentin nuk pritet të ketë reshje të borës.
Ajnur Bafqari /SHENJA/