Në të dyja anët e rrugës që shpie nga fshati Kalishtë drejt Strugës, vërehen sasi të mëdha të mbeturinave, pjesa më e madhe e të cilave janë mbetje nga ndërtimet, që formojnë disa mini deponi. Një pjesë e mbeturinave gjendet pranë liqenit, që jep përshtypjen se këtu nuk mbahet llogari çfarë ku hidhet. Banorët me të cilët biseduam, thanë se shërbimet e inspektimet duhet të jenë më aktive në këtë terren. Nga Inspektorati komunal për Alsat thanë se që në muajin maj ata kanë kryer kontroll në terren, por kanë konstatuar se bëhet fjalë për prona private. Është kërkuar nga pronarët, largimi i mbeturinave. Por, për shkak të çështjeve të pazgjidhura juridike pronësore, vendimet u janë kthyer, dhe një problem shtesë është se disa prej pronarëve janë jashtë vendit. Ata thanë se komuna do të ndërmarrë masa të mëtejshme për të rregulluar situatën.
Data 12.11.2025
Aktuale
- Aliu: Nuk na ka befasuar rezultati i VLEN-it në zgjedhjet lokale
- Zërat se VLEN-it do t’i merret Shëndetësia, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër!
- Nënshkruhet vendimi! Shkupi do ketë rrugën e parë nëntokësore me gjashtë korsi, Gjerogjievski zbulon detajet
- Deri te shtëpia që e dëshiron me vetëm 10% pjesëmarrje – Kredi e re e favorshme banimi nga UNIBanka
- KSHZ: Zgjedhjet lokale shpallen edhe zyrtarisht të përfunduara
- Saranda Imeri: Nuk përjashtojë mundësinë që të jem kandidate për kryetare të komunës së Gostivarit
- Policia ndalon 6 tifozë në Kratovë për thirrje albanofobe dhe urrejtëse në ndeshjen KF Sileksi-KF Shkupi
- Gazetari Nevrij Ademi për ngushllime në Gjakovë: Kërkova falje dhe mirëkuptim nga familja Spahija – drejtësia për studenten Daorsën është amanet

