Të dielën më 25 dhjetor, në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës do të ketë rivotim. Kështu vendosi mbrëmë këshilli pesëanëtarësh i gjykatësve të gjykatës administrative, me çka pranoi padinë e LSDM-së ndaj vendimit të KSHZ-së të cilët paraprakisht refuzuar ankesën e kësaj partie. Rivotim në Tearcë do të jetë vendimtarë për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, numrit të mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Në këtë vendvotim LSDM synon të marrë një mandat nga VMRO-DPMNE dhe të barazojnë shifrat me nga 50 deputet secila. Për të arritur këtë, LSDM i nevojiten 307 vota, ndërsa në këtë vendvotim ka të regjistruar 714 votues, me përbërje të përzier etnike, por me domonim të shqiptarëve. Në zgjedhjet e 11 dhjetorit në vendvotimin 2011 kanë votuar 404 persona, prej tyre VMRO-DPMNE fitoi 91 vota, LSDM 87, Lëvizja Besa 65, PDSH 64, BDI 53, Aleanca për shqiptarët 25, 2 partitë e tjera dhe 17 vota janë shpallur të pavlefshme. Gjykata administrative dy ditët e kaluara shqyrtoi edhe katër padi të tjera, tre të LSDM-së dhe një të VMRO-DPMNE-së. Tre paditë e ngritura nga LSDM kundër vendimeve të KSHZ-së të cilat morën përgjigje negative nga gjykata, ishin poashtu për njësinë e gjashtë zgjedhore, gjegjësisht në Komunën e Tearcës dhe Komunën e Tetovës. Gjykata pranoi padinë e VMRO-DPMNE-së për një vendvotim në Gostivar, por ky vendim nënkupton se nuk do të ketë rivotim në atë vend më 25 dhjetor. Konkretisht padia ishte kundër vendimit të KSHZ-së, e cila pranoi ankesën e Lëvizjes Besa dhe vendosi që të prishë votimet në atë vendvotim dhe të përsëris zgjedhjet atje. Por, gjykata administrative pranoi padinë e VMRO-DPMNE-së dhe shfuqizoi vendimin e KSHZ-së me çka pranoi rezultatin e 11 dhjetorit në këtë vendvotim.
Arben Zeqiri /SHENJA/
Rivotim në Tearcë më 25 dhjetor by tvshenjaofficial