Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë nga gjithsej 10 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Shkup. Në katër është shkaktuar dëm material.
Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur në SPB Shkup Dragan Veliçkovski, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, katër shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi kalimit të shoferëve në udhëkryq, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe në dritën e kuqe të semaforit, si dhe 11 shoferë të cilët nuk i janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit. Janë hasur edhe 52 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 72 automjete.
Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHF “llazo Tërpkovski” me nxënësit nga klasa e dytë dhe të katërt e cila gjendet në rajonin e komunës së Karposhit.
Data 12.11.2025
Aktuale
- Aliu: Nuk na ka befasuar rezultati i VLEN-it në zgjedhjet lokale
- Zërat se VLEN-it do t’i merret Shëndetësia, Aliu: Nuk kam lindur dhe nuk do të vdes si ministër!
- Nënshkruhet vendimi! Shkupi do ketë rrugën e parë nëntokësore me gjashtë korsi, Gjerogjievski zbulon detajet
- Deri te shtëpia që e dëshiron me vetëm 10% pjesëmarrje – Kredi e re e favorshme banimi nga UNIBanka
- KSHZ: Zgjedhjet lokale shpallen edhe zyrtarisht të përfunduara
- Saranda Imeri: Nuk përjashtojë mundësinë që të jem kandidate për kryetare të komunës së Gostivarit
- Policia ndalon 6 tifozë në Kratovë për thirrje albanofobe dhe urrejtëse në ndeshjen KF Sileksi-KF Shkupi
- Gazetari Nevrij Ademi për ngushllime në Gjakovë: Kërkova falje dhe mirëkuptim nga familja Spahija – drejtësia për studenten Daorsën është amanet

