Komisari evropian për zgjerim Johanes Han mbrëmë i dënoi sulmet të cilat ndodhën në Ankara, Berlin dhe Cyrih dhe porositi se dhuna dhe urrejtja nuk do të fitojnë.
“I dënoj sulmet e neveritshme. Dhuna dhe urrejtja nuk do të fitojnë”, ka shkruar Han në Tuiter.
Në Ankara dje u vra ambasadori rus në Turqi Andrej Karlov, në Cyrih të paktën tre persona janë plagosur në të shtënat në qendër të qytetit, përderisa në Berlin një shofer me kamion ka hyrë midis turmës së njerëzve në panairin e krishtlindjeve ku mbetën të vrarë 12 persona.