Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara.
Menjëherë mediat kanë publikuar pamjet e para menjëherë pasi ambasadori është qëlluar, ndërsa vrasësi qëndron në këmbë pranë tij. “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu”, është shprehja e autorit të ngjarjes pasi e ka qëlluar.
“Karlov është qëlluar me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim”, thotë ambasada ruse në Turqi, duke shtuar se beson se pas sulmit fshihen radikalët islamikë.
Gjendja shëndetësore e ambasadorit mbetet mister, por CNN Turk thotë se ai ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë, që u shoqëruan në një spital. CNN turk thotë se besohet që agresori vazhdon të jetë brenda godinës dhe së bashku me të edhe Karlov, që nuk është zhvendosur ende drejt spitalit.
Hasim Kiliç, gazetar i Hurriyet ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin kur u dëgjuan krismat. Ai thotë se agresori ka qëlluar fillimisht në ajër për të trembur njerëzit dhe më pas ka vënë në shënjestër ambasadorin rus.
Kiliç thotë se ka dëgjuar slogane radikale islamike prej agresorit, ndërkohë që godina është e rrethuar nga forca të shumta speciale turke. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
https://www.youtube.com/watch?v=rjCS0i2uHU8
********
Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar me armë zjarri gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara.
“Karlov është qëlluar me armë zjarri në momentin kur po mbante fjalim”, thotë ambasada ruse në Turqi, duke shtuar se beson se pas sulmit fshihen radikalët islamikë.
Të dhënat mbeten ende kontradiktore mbi shëndetin e diplomatit rus. Në shumë media thuhet se ai ka ndërruar jetë, në të tjera thuhet se ai ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë që nuk ka ende një deklaratë zyrtare, si nga Ankaraja ashtu edhe nga Moska.