Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka qëndruar sot në rezidencën e Ambasadës amerikane në Shkup ku ka realizuar takim pune me Ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily.
Baily dhe Ahmeti kanë folur për rëndësinë e zhvillimit të proceseve në Maqedoni dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
”Të gjitha të arriturat në 15 vitet e fundit në vend janë realizuar në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë edhe zgjidhjen e krizave, andaj dhe ky partneritet strategjik i BDI-së me aleatët euro-amerikan do vijojë në frymën e përmbushjes së interesit të përbashkët, anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE.” tha mes tjerash Ahmeti.
Ahmeti thuhet më tej në komunikatë ka folur edhe për ”Rryma të caktuara që duan pasiguri, paqëndrueshmëri dhe paparashikueshmëri gjeopolitike të vendit. BDI është e përkushtuar në ruajtjen e stabilitetit, orientimit strategjik të vendit dhe partneritetin me Brukselin dhe Washingtonin”.