Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Xhejs Bejli. Gjatë takimit, siç informojnë nga LSDM, lideri i kësaj partie i ka thënë Bejlit se në zgjedhjet e 11 dhjetorit shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë zgjedhur ndryshimet.
“Vullneti i shumicës duhet të respektohet. Maqedonia do të ketë qeveri e cila do të punoj në interes të qytetarëve të saj. Ata u përcaktuan për jetë, liri dhe demokraci. Fakti që qytetarët nuk ju nënshtruan manipulimeve dhe provokimeve tregon se shoqëria është pjekur për ndryshime. Ditët në vijim do të tregojnë se kanë filluar proceset demokratike në Maqedoni dhe se askush nuk mund t’i pengoj ata”, ka deklaruar Zaev, përcjell “SHENJA”.