Prokuroria Speciale vështirë se do të arrijë të kryej punën e saj pa themelimin edhe të një gjykate speciale thonë njohësit e çështjeve juridike duke komentuar fatin e hetimeve të nisur kundër zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë shtetëror të dyshuar për vepra të rënda penale. Diferenca e ngushtë mes partive maqedonase në mandate dhe deklarimet e partive shqiptare në mbështetje të ekipit të Katica Janevës, kanë krijuar pozicione të favorshme për vazhdimin e mandatit të institucionit që drejton, por profesori Osman Kadriu thotë se puna e speciales do të rezultojë më sukses nëse do të kishte edhe një gjykatë speciale apo departament special në kuadër të gjykatave ekzistuese.
“Është imperativ i kohës, është imperativ për Maqedoninë, është imperativ për politikën që të del Maqedonia nga kriza politike. Pa themelimin e Gjykatave speciale nuk ka zbardhje të krizës juridike, a kriza juridike që ka të bëjë me krimin e organizuar, që ka të bëjë me korrupsionin e funksionarëve, është pjesë e krizës politike, bile bile ajo edhe e ka krijuar krizën politike”, deklaroi Osman Kadriu, profesor.
Ish-gjykatësi Trendafil Ivanovski shkon një hap më larg duke thënë se në Maqedonia ka nevojë për gjykatë speciale sipas modelit të Gjykatës së Hagës.
“Nëse merren parasysh deklaratat para dhe pas zgjedhjeve që i dhanë në mënyrë të pamatur, unë po frikësohem se vendi ka nevojë për diçka më të madhe. Tani ne ekspertët një vit ka që themi se për dalje nga kriza vendi ka nevojë për dhoma speciale, gjykatë speciale, mirëpo siç shkojnë punët un kam frikë se do të paraqitet nevoja për formimin e Gjykatës sipas modelit të Hagës”, tha Trendafil Ivanovski, ish-gjykatës.
Përveç vazhdimit të mandatit, me ndryshimet ligjore kërkohet vazhdimi edhe i afatit për paraqitjen e padive penale pasi sipas ligjit aktual pas nisjes së hetimeve, specialja ka një afat prej 18 muaj për paraqitjen e padive penale. Prokuroria speciale deri më tani ka ngritur dy padi penale ndaj 21 personave përfshirë edhe ish kryeministrin, Nikolla Gruevski./alsat-m
Data 30.11.2024
Aktuale
- Ibrahimi dënon sul’min ndaj kanalit të Ibër Lepencit: Mbështesim fuqimisht institucionet e Kosovës
- Vjedhje si në filma në Shkup, arres’tohen dy persona
- Përplasja e Xuxit dhe Kevinit – Pamjet që nuk u transmetuan
- Iseni: Do të ketë procedurë disiplinore kundër policit që hodhi flamurin shqiptar
- Periudha e komunizmit në Shqipëri, Murati: Bolshevizmi ngjiti më shumë në shtresat e ulëta, iu premtua përmbysja
- Policia ka arrestuar dy persona të cilët pak më parë kanë kryer një grabitje në një lokal për shitje në parkun e qytetit në Shkup
- Iseni: Do të ketë një procedurë disiplinore kundër punonjësit të MPB-së që hodhi flamurin Shqiptar
- Grubi: Në Stamboll me kryetarin Ali Ahmeti, por me mendje në vendlindje pranë të gjithë juve