Për përmirësimin e gjendjes ekonomike së pari është i nevojshëm vullnet politik, ndërsa së dyti duhet të ketë viktima të caktuara. Kështu është shprehur ish ministri I financave Nikolla Popovski i cili ka shtuar se duhet shtrënguar dhëmbët për tu krijuar një platformë për sukses më të madh.
“Unë pres që kriza të kalojë relativisht shpejt dhe të formohet qeveri e re me pozicion të ri ekonomik. Ajo që është e sigurt se koncepcioni i vjetër ekonomik, i cili deri diku vitin 2007/ 08, e këndej po zbatohet nuk do të mbijetojë, ndërsa ajo është politikë ekonomike e cila preferon rezultatet zgjedhore të Qeverisë, e jo përcaktim për ekonomi afatgjate të popullatës”, ka deklaruar Nikolla Popovski për REL.
Gjendja ekonomike e tanishme sipas tij pas këtyre 11 viteve udhëheqje jo vetëm që nuk i ka larguar viktimat e nevojshme në periudhë të caktuar, por i rrit ata për në të ardhmen. Sipas tij janë bërë hapa për të cilat është ditur se në të ardhmen do të duhen të korrigjohen në drejtim të kundërt.
“Të shpjegoj viktima potencial të reformave do të jetë administrate publike, në një mënyrë apo tjetër. Ndoshta nuk do të preket asnjëri në mënyrë direkte, por shpenzimet e përgjithshme për rroga në administratën publike duhet të ulet. Nëse do të ulen rrogat ose nuk do të rriten apo do të ulet numri i të punësuarve, ose të dyja së bashku, do të ketë viktima të caktuar”, ka thënë më tej ai.
Ai ka shtuar se të gjithë janë të vetëdijshëm se në 7-8 vitet e fundit niveli real i pensioneve është rritur në mënyrë drastike mbi nivelin e pagave reale.
Enis Murtezi /SHENJA/
Popovski: Tejkalimi i krizës ekonomike i dhimbshëm by tvshenjaofficial