Kandidati i Rilindjes me BESË, Admirim Haliti edhe pse për rreth 100 vota nuk arriti të bëhet deputet, është shpallut hero i zgjedhjeve 2016. Në Rilindje me Besë thonë se falë tij, shqiptarët e kanë të qartë bashkëpunimin e fshehtë VMRO-BDI-PDSH, që u demaskua sot në Komisionin Shtetëror Zgjedhor.
“Admirim, ti sot nuk je deputet, sepse ashtu deshën dy argatët shqiptarë të VMRO-DPMNE-së në KSHZ. Ata ta vodhën mandatin ty dhe ia dhuruan Gruevskit. Sidoqoftë, ti je fitues moral i këtyre zgjedhjeve dhe unë mburrem me ty. Me bashkudhëtarë si ti gjithnjë ia vlen. Të faleminderit që je në këtë anë!”, është dedikimi i bashkëpartiakut të Admirimit, Zeqirja Ibrahimi.
Edhe pse Rilindje me Besë kishte parashtruar disa ankesa ku kërkohej rivotim që do t’i mundësonte Admirimit të bëhet deputet, ato ankesa u refuzuan edhe nga anëtarët e KSHZ-së të propozuar nga BDI-PDSH, Subhi Jakupi e Bedredin Ibrahimi, bashkë me anëtarët e propozuat nga VMRO.