Avokati i popullit me mbështetjen e CRONSEE – Rrjetit të ombudsmanëve për fëmijë dhe organizatës “Save the Children”, sot dhe nesër në Shkup, organizon takim tematik për “Rolin e ombudsmanit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë”.
Takimin do ta hapin avokati i popullit, Ixhet Memeti dhe drejtori i programit “Save the Children” Ballkani Veriperëndimor, Ahmed Pjano.
Për gjendjen e fëmijëve refugjatë/emigrantë pa shoqërues do të flasin zëvendësavokatja e popullit Vaska Bajramovska-Mustafa, përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza Dushko Petrovski, si dhe këshilltarja për mosdiskriminim dhe luftë kundër tregtisë me njerëz në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Svetllana Cvetkovska. Për gjendjen me fëmijët refugjatë/emigrantë prezentime do të kenë përfaqësues të ombudsmanit zyrat e Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Malit të Zi, Serbisë, Rumanisë, Sllovenisë, Bullgarisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Dështon dhënia e konkluzioneve përfundimtare në GJKKO për ‘Sterilizimin’, shkak mungesa e…
- Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët
- Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm
- Edhe 48 orë paraburgim të dyshuarve për Zjarrin në Trubarevë të Shkupit
- EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës!
- Rreziqet e përdorimit të ChatGPT për këshilla shëndetësore: Çfarë duhet të dini
- Më 22 shtator do të publikohet aktvendimi për onkologen Meri Peshevska
- Çfarë duhet të dini për vaksinën COVID këtë vjeshtë: Rregullat e reja dhe rekomandimet