Ambasada e SHBA-së në Shkup ka reaguar në shkrimet e një pjese të mediave të cilat raportuan se ambasadori Xhejs Bejli është përzier në punët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Ata thonë se janë të brengosur në lidhje me këto dezinformata.
“Me shqetësim po i përcjellim këto raportime jo të sakte, të cilat pohojnë se ambasadori amerikan po përzihet në punën e KSHZ-së. Kjo nuk është koha për publikim të lajmeve të rrejshme. Ambasadori i SHBA-së nuk është takuar me përfaqësues të KSHZ-së, nuk e ka vizituar KSHZ-në e as që ka intervenuar te ndonjë anëtarë i KSHZ-së. SHBA i përkrah qytetarët e Maqedonisë në procesin demokratik i cili është i hapur, transparent dhe përgjegjës. Kjo përfshinë edhe shqyrtimin e ankesave dhe animimeve, në përputhshmëri me ligjet e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin.