Dhjetëra qytetarë të Kumanovës, kryesisht simpatizantë të LSDM-së, si shenjë revolte ndaj arrestimit të kryeshefit të policisë janë tubuar para shtëpisë së tij.
“Është proces i montuar nga kryeprokurori Marko Zvërlevski dhe Mitko Cavkov. Ju lutem të shpërndaheni që njësiti special të mund të dalë nga shtëpia ime. Nuk do të arrestohem”, porositi Veliçkoviq masën e qytetarëve që ishin tubuar para shtëpisë së tij, për të mos lejuar arrestimin e tij.
Dyshohet se bastisja ka të bëjë me dyshime për parregullsi zgjedhore.
___________________________________________________________
Njësite policore kanë kryer bastisje në shtëpinë e një zyrtari të lartë nga Ministrinë e Brendshme në Kumanovë. Sipas burimeve, bëhet fjalë për shefin e Sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, Millanço Veliçkoviq.
Veliçkoviq në këtë funksion është emëruar nga ministri Oliver Spasovski.