Ashtu edhe siç pritej, LSDM ka arritur të marrë vota të shumta në vendbanimet e pastra shqiptare. Në Studeniçan, LSDM ka marrë 2515 vota dhe ka dalë partia e parë me vota të fituara në këtë vendbanim, shkruan gazeta KOHA. Në Saraj, partia e Zaevit ka fituar 2951, ose partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe BESA me 3327 vota. Në Haraçinë, ashtu siç pritej, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë 768 vota. Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare. Edhe në Çuçer Sandevë, ku bënë pjesa Tanusha, Bllaca, Breza… LSDM ka dalë partia e parë me 2.108 vota. Vota shqiptare LSDM ka marrë edhe në Kumanovë, gjegjësisht në këtë qytet ka dalë partia e parë me 22.138 vota e pasuar nga VMRO me 22.652 dhe BESA me 4437. Në Bogovinë të Tetovës, KOHA raporton se LSDM ka marrë 1044 vota, ndërsa në Zhelinë 387 vota. Në Vrapçishtë të Gostivarit, LSDM ka marrë 1345 vota, ndërsa në qytetin e Gostivarit ka dalë e dyta me 8288 vota, menjëherë pas BDI-së e cila fitoi 8444 vota. LSDM kryeson edhe në qytetin e Strugës me 8244 vota, e pasuar nga VMRO me 6832 dhe “Aleanca për shqiptarët” me 5500 vota./Koha
Data 15.09.2025
Aktuale
- Deputetja Arbana Pasholli merr pjesë në Samitin për Rindërtimin e Ukrainës në Washington D.C.
- Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në Veles
- Piramida online/ XUEX në Lushnjë dhe Divjakë, qindra qytetarë të mashtruar! Posterat e lokalit joshnin njerëzit: Investim një herë, Përfitime të përjetshme
- Gjykata Kushtetuese: E vazhdojmë bashkëpunimin me IRZ, seminar i organizuar për përforcimin e kapaciteteve të Gjykatës
- VIDEO/ Zjarr në Qafën e Butrintit, era favorizon përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar
- Humbi 1.000 dollarë në “piramidën online” XUEX, punonjësja e Bashkisë Divjakë tregon si ra pre e mashtrimit
- Aliu: Janë kryer 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë në Trubarevë, një person është transportuar në Klinikën për Toksikologji
- Maqedonia e Veriut dhe Turqia protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë, inovacionit