I falënderojmë të gjithë aktivistët e Lëvizjes BESA dhe të koalicionit “Rilindje me Besë”, të cilët përkundër presioneve dhe kërcënimeve nga më të ndryshmet, nuk u dorëzuan dhe ishin të vendosur ta mbronin votën dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Duam të shprehim një falënderim të përzemërt edhe për të gjithë ata qytetarë që nuk e humbën shpresën dhe besimin, dolën të votojnë dhe ashtu ta ndryshojnë gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë.
Megjithatë më lejoni që para jush të shpreh edhe disa shqetësime që ndërlidhen me këtë proces zgjedhor, i cili është lënduar rëndë nga incidente nga më të ndryshmet, siç janë rastet në Tetovë, Dollnen, Likovë, Butel, Shuto Orizare dhe Saraj. Ndonëse votuesit figuronin si të regjistruar në faqen zyrtare të KSHZ-së, ata nuk ishin në listat zgjedhore, gjë që ua pamundësoi atyre të drejtën elementare demokratike – të drejtën e votës.
Po ashtu, shkelje të ndryshme janë evidentuar edhe në shumë vendvotime të tjera, ku është tentuar të votohet më shumë se një herë.
Lëvizja BESA do t’i dërgojë këto ankesë deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor:
1. Vendvotimi në fshatin Opajë të Komunës së Likovës – aty një votues e ka marrë fletëvotimin, ka dalë jashtë në oborr dhe më pas është kthyer dhe ka votuar:
2. KSHZ – Likovë nuk pranon që qytetarët të bëjnë kërkesë për të qenë në listën e votuesve për ta realizuar të drejtën e tyre të votës;
3. Në ora 10:30 në Komunën e Bogovinës, në fshatin Novo Sellë, në vendvotimin 2077 një person ka votuar për katër të tjerë;
4. Në Vrapçisht, në f. Senakos, një polic me uniformë (me iniciale F. H.) i ka identifikuar, i ka ndaluar dhe kërcënuar banorët të cilët kanë dashur të votojnë;
5. Në Komunën e Kërçovës, në vendvotimin 881, kanë votuar nga dy persona dhe nuk janë identifikuar në listën zgjedhore, kurse komisioni nuk ka pranuar të evidentohen këto parregullsi;
6. Në vendvotimet 2895 dhe 2898 në Komunën e Çairit, aktivisti i BDI-së (me iniciale B. E.) i ka fotografuar votuesit të cilët kanë shkuar për të votuar;
7. Në vendvotimin numër 2011 të Komunës së Tearcës në momentin kur është hapurmaterali zgjedhor, një fletëvotim ka munguar nga blloku i fletëvotimeve;
8. Në vendvotimin 2819 një votues është ndaluar tri herë që të votojë dhe derisa është gjetur në listën zgjedhore, ai e ka ngritur zërin, por është nxjerrë jashtë me forcë. Komisioni ka refuzuar që të marrë parasysh vërejtjet;
9. Në vendvotimin 757 në fshatin Trapçindoll të Kërçovës anëtari i komisionit e ka shfletuar listën e votuesve, e më pas kanë dalë jashtë për të informuar se kush nuk ka dalë të votojë;
10. Në vendvotimin 2936 kryetarja e komisionit ka treguar publikisht se për kë duhet të votohet (duke lobuar për BDI-në).
11. Në vendvotimin 821, fshati Kollarë, Sekretari i Komunës së Kërçovës me inicialet R.R. ka qëndruar para hyrjes së vendvotimit duke u bërë presion votuesve për kë duhet të votojnë.
12. Në fshatin Kamjan, vendvotimi 2057, Komuna e Bogovinës, pasdite fletëvotimet votuesve u janë ndarë pa vulë.
13. Tetovë vendvotimi 1989 shkolla e mjekësisë mbushje e kutive.
14. 2447 fshati Llaskarcë Komuna e Sarajit, brenda ditës nuk e kanë lejuar vëzhguesin e BESËS të jetë në ndërrimin e dytë kështu që partia në pushtet i ka mbushur kutitë e votimit.
15. Në vendvotimin në shkollë fillore “Liria” në Komunën e Çairit 2890 komisioneri fotografon listën zgjedhore dhe ua dërgon personave jashtë që të tregojnë se kush ka dalë në votime.
16. Në Bojanë vendvotimi 2445 të Komunës së Sarajit personi me iniciale L. M ka votuar për persona të tjerë, si dhe është votuar në grup.
Përveç këtyre vërejtjeve konkrete, të cilat po na arrijnë në çdo moment, ne kemi vërejtur se gjatë ditës së djeshme dhe sot ka pasur grupe të njerëzve të BDI-së, të njohur për dosje të krimit, por edhe funksionarë të saj, të cilat kanë qenë aktivë në blerje të votave, kërcënime, zhvatje etj.
Sipas nesh, këto shembuj që i cekëm më lart, që janë vetëm për ilustrim se në çfarë kushtesh janë zhvilluar zgjedhjet në Maqedoni, janë dëshmi se koalicioni “Rilindje me BESË” është dëmtuar jo më pak se 50% nga numri i përgjithshëm i votave.