
Shpreso që sot do të jetë do të jetë e qetë dhe do të kemi ditë zgjedhore pa probleme, sepse Maqedonia ka nevojë që nëpërmjet këtyre zgjedhjeve të del nga kriza politike e cila zgjat dy vite. Kështu ka deklaruar shefi i delegacionit të Kuvendit parlamentar të OSB-së, Azaj Gulijev, pas vizitës në Vendvotimin numër 5 në gjimnazin “Josip Broz Tito” në Shkup.
Ai ka theksuar se vlerësimi preliminar për rrjedhën e zgjedhjeve do të jepet gjatë ditës së nesërme pasi të grumbullohen vërejtjet dhe rezultatet nga mbikëqyrja e procesit zgjedhor.
Ai ka theksuar se ka 250 mbikëqyrës afat shkurtë të cilët janë shpërndarë në tërë vendin.
Gulojev ka vizituar vendin zgjedhor së bashku me koordinatorin special përgjegjës për udhëheqjen e misionit afat shkurtër të OSBE-së për mbikëqyrje të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, Roberto Bateli.
Ai pajtohet me vlerësimin e kolegut të tij se vlerësimi mund të jepet pas mbarimit të procesit zgjedhor. Deri tani shtoi ai nuk ka informacione për çfarëdolloj parregullsi nëpër vendvotime. /SHENJA/