
Siç bëhet e ditur nga burime jozyrtare, një person që ndërlidhet me një parti të caktuar është arrestuar në Shuto Orizarë të Shkupit, i dyshuar për blerje të votave. Informata të këtilla kanë qarkulluar edhe gjatë natës së mbrëmshme, mirëpo deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga ana e MPB-së.
Ministria e Brendshme ka paralajmëruar konferencë për shtyp në ora 13:30, ku edhe mund të shpalosen më shumë detaje.