Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur pranë stadiumit të Beshiktashit në Stamboll rreth orës 22:30 minuta me orën lokale.
Nga të dhënat e para raportohet për të paktën 20 persona të plagosur me stë cilët flitet se ka edhe efektivë të policisë, por ende nuk dihet numri i saktë i personave të plagosur.
Ambulanca dhe forca të shumta policie janë parë të shkojnë në vendngjarje, ndërsa nga pamjet televizive është parë një zjarr i madh pranë stadiumit.
Bashiktashi luajti ditën e sotme në stadiumin e tij kundër Bursaspor, ndeshje e cila u mbyll rreth orës 21:00 me atë lokale.