Komisari i BE-së për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han sot deklaroi se popujt dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë kulturë, identitet dhe histori të njejtë me vendet dhe popujt e Bashkimit Evropian dhe shtoi se pa atë rajon, Unioni asnjëherë nuk do të kompletohet.
Në pyetjen se si mund t’i bind qytetarët e BE-së, të cilët kanë rezerva ndaj zgjerimit, se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë mirë për Evropën, Han për “Nezavisne novine” tha se pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja si union i paqes, sigurisë dhe prosperitetit, Union i vlerave siç janë demokracia, barazia dhe të drejtat e njeriut, asnjëherë nuk do të jetë e
kompletuar.
“Ekonomia e BE-së dhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë të ndërsjellë janë të lidhura. Ndajmë qëllime të njejta për prosperitetin ekonomik dhe kjo është arsye për shkak të së cilës BE-ja, gjithashtu, e zgjeroi interesin e saj të mundësimit të vendeve nga Ballkani perëndimor të jenë ekonomikisht të gatshme për inkuadrim në BE”, theksoi Han në intervistë
të dhënë me rastin e ligjëratës së djeshme në Pyetësorin e BE-së të kryesuesit të Këshillit të ministrave të BeH-së Denis Zvizdiq. Han plotësoi se BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë edhe sÞda të përbashkëta, siç janë terrorizmi, lufta kundër krimit të organizuar, emigrimi dhe tema të tjera.
Data 18.09.2025
Aktuale
- ASH: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt RMV-në, VLEN në shërbim të tij
- Gjeneral Jashari: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
- Dy shqiptarë kapen duke asgjësuar kokainën në tualet! Arrestohen si pjesë e një rrjeti që shiste drogë për turistët
- Milloshoski: Drejtori i “Drisllës” nga radhët e BDI-së është thirrur në bisedë informative
- Toshkovski: Është fakt se ka sulm hibrid ndaj shtetit
- Mickoski: Rruga drejt BE-së është më shumë se ligje, është ndërtimi i institucioneve evropiane
- Zbardhet ekzekutimi i Bujar Nasufit, konfirmohen dy porositësit! Vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të përfshirë edhe në vrasjen e Elis Rroshkodol
- ASH, Taravari: Oktopodi i Botës Serbe po mbyt Maqedoninë, VLEN në shërbim të tij