Në ditën të lirive dhe të drejtave të njeriut një hulumtim shkencor ka nxjerrë në sipërfaqe se qytetarët në Maqedoni nuk mund ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre, ndërsa shkelen nga institucionet, në veçanti nga organet e gjyqësorit dhe përmbaruesit.
“Fatkeqësisht më të zemëruar për momentin janë me çështjet e përmbaruesve sepse ka një bashkësi e organizuar mirë për të vjedhur drejtë për së drejti jo borxhin e qytetarit por marrin trefish më shumë. Pra nëse ne kemi 50 euro borxh, aty shtohet avokati përmbaruesi dhe institucionet tjera. Domethënë sistemi i drejtësisë nuk është në funksion të këtyre kontesteve. Afër 79 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me përmbarimin e procedurave juridiko gjyqësore pra shumë konteste. Megjithatë potencoj edhe një herë, më të irrituar qytetarët për momentin që janë të ngulfatur është çështja e përmbarimit sepse më tepër është formë piramidale për tu marrë qytetarëve para se sa për të shlyer detyrimet dhe borxhet e tyre”, tha Bashkim Selmani profesor universitar.
Profesor Jusuf Zeneli konsideron se ka dallim midis normës dhe praktikës kur bëhet fjalë për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërsa thotë se sistemi i drejtësisë nuk duhet të bëjë dallime etnike.
“Në radhë të parë duhet një vetëdijesim i gjithë sistemit juridik, ashtu që secili bartës i funksionit publik apo nëpunës i administratës shtetërore publike në kuadër të obligimeve të përditshme që i realizon secilin qytetar ta sheh si të barabartë dhe të mos ketë në qasjen primare të tij ndasitë në kuadër të zbatimit të të drejtave të tyre”, theksoi Jusuf Zejneli për Alsat, Profesor në fakultetin Juridik UT.
Zejneli dhe Selmani, kanë realizuar hulumtimin mi respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në Maqedoni.
Data 20.09.2025
Aktuale
- Polonia ngre aeroplanët ndërsa Rusia sulmon me dronë dhe raketa Ukrainën
- BDI: VLEN premtoi Evropën, po sjell ‘Botën Serbe’
- Drejtori Sakipi reagon ndaj kryetarit të Likovës: Analizat për ujin e pijshëm janë kryer në laboratorin e akredituar të QShP
- Arrestohet teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë 50-vjeçari shqiptar, u kap me 21.5 kg heroinë! Droga ishte e ndarë në 43 pako
- Filipçe: Është konfirmuar helmimi në Trubarevë, kërkoj hetim dhe dorëheqje të ministrave përgjegjës
- BDI: Qeveria e “Botës Serbe” po izolon Maqedoninë, bllokoi të ardhmen evropiane
- Siljanovska – Davkova porosi me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së
- Prokuroria po heton tre persona të cilët kanë zhvatur një qytetar nga Shkupi duke përdorur kërcënime serioze