“Nuk mund të ketë drejtësi parciale. Ajo është o për të gjithë, o nuk është drejtësi”. Kështu u shpreh Bilall Kasami duke shtuar se këtij shteti i duhet një drejtësi e cila nuk do të jetë selektive, drejtësi e cila do të mbështet vërtet mbi parimin e të drejtës universale të çdo qytetari të këtij vendi.
“Ne garantojmë se në mandatin e ardhshëm do të ndodh Ridefinimi i sistemit gjyqësor por edhe sistemit juridik në përgjithësi, të gjithë sferave të gjyqësorit, që nga gjykata bazë e deri në gjykatën kushtetuese që këta të jenë në shërbim të qytetarit, e jo në shërbim të partisë, apo të një grupi të ngushtë politik”, tha Kasami.
Ai u shpreh se hapat e tyre të para që do të ndërmarrin, ndërlidhen me rastet e montuara, karshi shqiptarëve, si “Sopoti”, “Monstra” dhe së fundmi “Lagjja e Trimave”.
“Ne do të insistojmë që njëherë e përgjithmonë shteti të pastroj me gjithë këto raste dhe shteti të kërkoj falje shqiptarëve për gjithë këtë të cilën ua kanë bërë politikanët e deritanishëm politike. Vlerësojmë se kjo është e vetmja mënyrë që edhe tek shqiptarët të rikthehet besimi se edhe këta institucione ndajnë drejtësi dhe nuk janë në shërbim të ndonjë elite politike”, deklaroi Bilall Kasami, i cili shtoi se kërkesa e tyre do të jetë që edhe në institucionet më të larta të gjyqësorit të funksionojnë përmes parimit të badenterit që të mos ketë mbi votim, siç ka ndodhur në disa raste.